Skocia do t’i ofroi qytetarëve referendum të ri për pavarësi
Në fund të procesit “Brexit”
Partia Kombëtare e Skocisë do ti ofroi votuesve një referendum të ri për pavarësi, në përfundim të procesit të Brexit, deklaroi kryetarja e partisë, Nikoll Sturxheon.
Në kuadër të fushatës parazgjedhore, në prag të zgjedhjeve që në Britani zhvillohen javën e ardhshme, tha se shumë gjëra janë tani në lojë dhe se nuk mund të lejohet që Brexit ti imponohet Skocisë, shkruan rtv21.tv
Sturxheon po angazhohet për referendum të ri, pasi që Skocia votoi për mbetje në Bashkimin Evropian, ndërsa Britania si tërësi votoi për largim nga unioni.
Sturxheon tha se beson fuqishëm se në përfundim të procesit të Brexit, pasi që të bëhen publike dhe të dihen kushtet e marrëveshjes, Skocia duhet të jetë në gjendje të vendos për ardhmërinë e saj, pra për atë se a dëshiron të ndjekë Britaninë në rrugën e Brexit, apo të bëhet shtet i pavarur.
Ajo më tutje shtoi se Qeveria e Skocisë e ka mbështetjen e Parlamentit për këtë synim./21Media