Përfundon ëndrra evropiane për Malishevën, eliminohet nga Liga e Konferencës

(Lajm i përditësuar)
Përfundon ëndrra evropiane për Malishevën, eliminohet nga Liga e Konferencës
Ka përfunduar ndeshja e kthimit mes Buducnost dhe Malishevës, e vlefshme kjo për raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Pas më shumë se 90 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Podgorica Stadium”, Buducnost e ka mposhtur Malishevën 3:0.
Humbja e sotme nënkupton që Malisheva eliminohet nga kualifikimet e Ligës së Konferencës. Malisheva e mposhti Buducnostin në ndeshjen e parë 1:0, fitore kjo e cila doli të ishte e pamjaftueshme.
Rezultati final i ndeshjes, 3:0 në favor të Buducnost.
Rezultati brenda dy ndeshjeve, 3:1 në favor të Buducnost.
Buducnosti e thellon epërsinë ndaj Malishevës
shtë shënuar edhe goli i dytë në stadiumin “Podgorica City”, ku po luhet ndeshja kualifikuese e Ligës së Konferencës mes Buducnostit dhe Malishevës.
Skuadra e Buducnostit ka arritur ta thellojë epërsinë në 2:0 në ndeshjen ndaj Malishevës, përmes golit të Dragan Grivici.
Grivic shënon në minutën e 56’ për 2:0.
Buducnosti po avancon ndaj Malishevës
Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Buducnostit dhe Malishevës, e vlefshme kjo për kualifikimet e Ligës së Konferencës.
Pas më shumë se 45 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Podgorica City”, Buducnosti po avancon 1:0 ndaj Malishevës.
Golin e vetëm deri tani e shënoi Igor Ivanovic në minutën e 32’ të ndeshjes.
Rezultati i pjesës së parë, 1:0 në favor të Buducnost.
Bie goli i parë mes Buducnostit e Malishevës
Është shënuar goli i parë në stadiumin “Podgorica City”, ku po luhet ndeshja kualifikuese e Ligës së Konferencës mes Buducnostit dhe Malishevës.
Skuadra e Buducnostit ka arritur të kalojë në epërsi prej 1:0 në ndeshjen ndaj Malishevës, falë golit të shënuar nga Igor Ivanovic.
Ivanovic shënon në minutën e 32’ për 1:0.
Fillon ndeshja mes Malishevës dhe Buducnost
Tanimë po zhvillohen minutat e parë të ndeshjes mes Buducnost dhe Malisheva, e vlefshme kjo për raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave u zhvillua në “Zahir Pajaziti” të Podujevës, ku Malisheva triumfoi minimalisht 1:0.
Ndeshja e sotme po luhet në stadiumin “Podgorica City” të Podgoricës, dhe atë mund ta ndiqni LIVE.
— livede (@enjoylivede) July 18, 2024
Buduscnost-Malisheva, formacionet zyrtare
Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Podgorica City” do të jetë nikoqir i përballjes mes Buducnost dhe Malishevës, e vlefshme kjo për raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Në ndeshjen e parë që u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” të Podujevës, Malisheva e mposhti Buducnostin me rezultat minimal 1:0.
Malisheva do të synojë që ta mbrojë rezultatin sot dhe ta vazhdojë ëndrrën në garat evropiane.
Sa i përket ndeshjes së sotme, trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare dhe ato i gjeni më poshtë.

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?