Kaloni te përmbajtja kryesore

KFOR-i asistoi shuarjen e zjarrit në Klinë

Aviacioni i SHBA-së nga Komanda Rajonale në Lindje e Forcës së Kosovës të udhëhequr nga NATO ka ndihmuar sot Departamentin e Zjarrfikësve të Klinës në shuarjen e zjarrit në zonë, njoftoi KFOR-i

“Meqenëse fshatrat Vidajë dhe Jagodë ishin në rrezik për t’u prekur nga zjarri, aviacioni amerikan ndërhyri me dy helikopterë të pajisur me kova uji.”, thuhet në njoftim.

Po ashtu bëhet e ditur se asetet e KFOR-it vazhduan të ofrojnë ndihmën e tyre deri në eliminimin e rrezikut nga zjarri./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button