Përfundon gara për Akil Gjakovën në Grand Prix Upper Austria

Ka përfunduar gara për xhudistin, Akil Gjakova në Grand Prix Upper që po mbahet në Linz të Austrisë.

Në kuadër të kategorisë deri në 73 kilogramë, Gjakova raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin e mposhti irlandezin, Joshua Green.

Më pas, në raundin e tretë Akili u përball me xhudistin nga Azerbajxhani, Rashid Mammadaliyev, nga i cili pësoi humbje.

Pas kësaj humbjeje, Gjakova nuk arriti të kualifikohet në repesazh, dhe kështu e mbyll garën në këtë turne.

Back to top button