Aksident ndërmjet një kamioni dhe një veture, lëndohet një person

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot në fshatin Bishtazhin të Gjakovës.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheramet Elezaj.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe një veturë ku lendime ka marrë një person.

“Në fshatin Bishtazhin-Gjakovë (rruga Gjakovë-Prizren) rreth orës 12:50 dy automjete (një kamion dhe një veturë) janë përfshirë në aksident trafiku. Përveç dëmeve materiale deri më tani është raportuar për një person të lënduar. Njësia e trafikut rajonal është duke trajtuar rastin”, ka thënë Elezaj./21Media

Back to top button