Përfundon greva në shëndetësi

Përfundon greva e nisur dje

Federate e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se greva 24 orëshe e datës 27 prill ka përfunduar me sukses. “Gjatë kësaj kohe janë dhënë të gjitha shërbimet me interes vital. Të gjitha raportet tregojnë për një Grevë të dinjitetshme”, thuhet në komunikatë.

Poshtu bëhet e ditur se në ditët në vijim FSSHK- ja do të mblidhet për të marrë vendimet për hapat e mëtutjeshëm nëse sipas tyre Qeveria sillen në këtë mënyrë.

Ndryshe, punëtorët shëndetësorë janë futur në një grevë të përgjithshme njëditore .Greva ka nisur dje  nga ora 7:00 e mëngjesit. Qëllimi i kësaj greve është shfuqizimi në tërësi i ligjit mbi paga dhe rritja e pagave prej 15%, ligj ky i cili sipas federatës është diskriminuese për punëtorët shëndetësorë./21Media

Back to top button