Përfundon intervistimi i Agim Çekut në Speciale

 

Intervistimi i ish-komandantit të UÇK-së, Agim Çeku, nga Gjykata Speciale ka përfunduar. Këtë e ka konfirmuar për portalin rtv21.tv avokati i tij, Artan Qerkini.

Çeku në cilësinë e të dyshuarit ka dhënë intervistë para Prokurorit të Speciales.

“Z. Çeku është paraqitur para Prokurorit sot me dt. 28.09.2020. Intervistimi i tij ka përfunduar. Kjo është e tera që mund të ju themi për momentin”, ka thënë Qerkini.

Sot, para gjykatës së Dhomave të Specializuara do të dalë për herë të parë ish-eprori i UÇK-së, Salih Mustafa, nën dyshimet për kryerjen e krimeve të luftës gjatë vitit 1999.

Mustafa është arrestuar më 24 shtator pasi i ishte konfirmuar aktakuza për dyshimet për kryerjen e krimeve të luftës, përfshirë këtu veprat penale: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme./21Media

Back to top button