Përfundon Kampionati Evropian U23 për xhudisten Erza Muminoviq

 
Krahas Grand Slamit të Bakusë që po zhvillohet në Azerbajxhan, është duke u zhvilluar edhe Kampionati Evropian i xhudos në grupmoshat U23 në Budapest të Hungarisë.
Në Kampionatin Evropian U23 Kosova është duke u përfaqësuar nga pesë xhudistë si Erza Muminoviq (-52kg), Flaka Loxha (-57kg), Laura Fazliu (-63kg), Arbër Kullashi (-81kg) dhe Shpati Zekaj (-100kg).
Ndërkaq, sot xhudistja Erza Muminoviq e hapi këtë kampionat në kategorinë deri në 52 kilogramë, ku edhe pësoi humbje në luftën e parë kundër xhudistes nga Britania e Madhe Yasmin Javadian.
Në anën tjetër, xhudistja Flaka Loxha në kategorinë deri në 57 kilogramë, raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin do të përballet me xhudisten zvicerane Olivia Gertsch.
Po ashtu, raundin e parë në këtë garë pa luftë e kaloi edhe xhudistja Laura Fazliu në kategorinë deri në 63 kilogramë, kurse në raundin e dytë do të përballet me ukrainasen Anastasiia Antipina.

Back to top button