Përfundon me sukses operacioni i Adriana Matoshit

1 min read

 

Aktorja e njohur, njëherësh edhe deputete e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, sot i është nënshtruar operimit për tumorin në tru.

Gjithçka ka kaluar me sukses dhe këtë e ka bërë të ditur Arbër Rama përmes një postimi në Facebook.

“Myzhde! Adri ma e fortë se kurrë”, ka shkruar ai.

Se Adriana ia doli, ka shkruar edhe shoku i saj i fëmijërisë, Petrit Reçica.

Para dy ditësh, Adriana ka njoftuar se sëmundja e tumorit në hipofizë, pas 9 vitesh i është rikthyer prapë.

Përmes një postimi në Facebook, artistja ka inkurajuar të gjithë ata që përballen me sfida të tilla në jetë të qëndrojnë të fortë.

“Tash 9 vite ma vone, tu mos pushu kurre sa duhet, m’kapi lodhje prej angazhimeve te mija te shumta, stresi i akumulum mrena, mbingarkesat, krejt kto m’bonen me menu qe e kom tepru. Ja kom thy limitet vetes. Po aty e kuptova qe tumori ne tru ish rikthy prap. Me misionin e njejt prap po m’doket, me m’tregu qe koha osht teper e vlefshme edhe duhna me kalu ma shume kohe me prind e mi, fmite e mi, te dashurin tem, me krejt shoqnine, koleget e njerzt qe duhemi pa kushte. Gjithçka po du ma shume”, ka shkruar artistja në Facebook./21Media