Përfundon pjesa e parë: Dy gola e një karton i kuq në “Camp Nou”, Dortmundi në epërsi kundër Atleticos

Ka përfunduar pjesa e parë në dy ndeshjet e kthimit të çerekfinales së Ligës së Kampionëve, ku kemi rezultate tejet interesante.

Pas më shumë se 45’ minuta lojë të zhvilluara në stadiumin “Camp Nou”, Barcelona po barazon 1:1 me Paris Saint-Germain, raporton KosovaPress.

Te Barça golashënues ishte Raphinha (minuta e 12’), kurse te PSG golin e barazimit e shënoi Ousmane Dembele (minuta e 40’). Ndërkaq, Barcelona gjendet me një lojtar më pak në fushë, pas ndëshkimit me karton të kuq të Ronald Araujos në minutën e 29’ të ndeshjes.

Ndërkaq, krahas kësaj përballje po zhvillohet ndeshja mes Borussia Dortmundit dhe Atletico Madridit, ku pjesa e parë mbyllet me shifrat 2:0 në favor të vendasve.

Golat për Dortmundin i shënuan Julian Brandt (minuta e 34’) dhe Ian Maatsen (minuta e 39’).

Rezultatet e pjesës së parë:

Borussia Dortmund 2:0 Atletico Madrid

Barcelona 1:1 Paris Saint-Germain

Back to top button