Përfundon pjesa e parë mes Kroacisë dhe Brazilit

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen çerekfinale të Kampionatit Botëror “Katar 2022” mes Kroacisë dhe Kombëtares së Brazilit.
Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Education City”, Kroacia dhe Brazili ende nuk kanë arritur ta gjejnë golin, ku po barazojnë 0:0.
Të dy kombëtaret kishin rastet e tyre për ta gjetur golin, por që portierët si Livakovic i Kroacisë ashtu edhe Alisson i Brazilit arritën të mbajnë portat e tyre të paprekura.
Gjatë pjesës së parë, brazilianët regjistruan pesë tentime për ta gjetur golin, ku tre prej tyre ishin drejt kuadratit të portës.
Në anën tjetër, Kroacia arriti të bëjë tre tentime për ta gjetur golin, por që asnjëri prej tyre nuk ishte drejt portës së Alisson.
Pjesa e parë mbyllet me rezultat të barabartë 0:0.

Back to top button