Përfundon pjesa e parë në finalen e Kupës së Botës për klube

Ka përfunduar pjesa e parë në super ndeshjen mes Real Madridit dhe skuadrës së Al Hilal, e vlefshme kjo për finalen e Kupës së Botës për klube.
Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Moulay Abdallah” të Rabatit, Reali po avancon me epërsi të ngushtë prej një goli, respektivisht 2:1 ndaj Al Hilal.
Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi ylli brazilian, Vinicius Junior, i cili kaloi Realin në epërsi në minutën e 13’ të ndeshjes.
Ndërkaq, epërsinë e Realit në 2:0 e thelloi mesfushori Federico Valverde në minutën e 18’ të ndeshjes.
Por, Al Hilal u kundërpërgjigj, duke e ngushtuar epërsinë e kampionit evropian në 2:1 përmes golit të Moussa Maregas në minutën e 26’ të ndeshjes.
Goli i Maregas rezultoi të ishte i fundit për këtë pjesë të parë.
Pjesa e parë, 2:1 në favor të Real Madridit.

Back to top button