Shpëtuan dy motra nga rrënojat, ”A jam vërtet gjallë?”

(Lajm i përditësuar)

Merve  24 vjeçare dhe Irem 19 vjeçare janë dy motra, të cilat u nxorrën të gjalla nga rrënojat e tërmetit që goditi Turqinë dhe Sirin mëngjesin e së hënes.

Ekipet e shpëtimit së pari shpëtuan Iremin e pastaj Merven.
Pasi Merve doli jashtë, të gjithë filluan të duartrokisnin të lumtur dhe të mbuluar me lot në sy. Me disa lëndime në trup Merve filloi të bërtasë, por më pas pyet: “A jam vërtet gjallë?”.
Me Mervën dhe Iremin ishte edhe nëna e tyre, por për fat të keq ajo humbi jetën nga tërmeti.
I shpëtuari pas 133 orësh pas tërmetit: Mbijetova me një litër pije të gazuar
Një litër pije e gazuar ishte shpresa e vetme për jetë midis rrënojave të tërmetit të 6 shkurtit për Barish Kuzuxhuollu, që është nxjerrë nga rrënojat pas 133 orësh.
Kuzuxhuollu ka thënë se ka mbijetuar duke konsumuar një litër pije të gazuar, që e kishte afër në momentin kur tërmeti goditi fuqishëm Turqinë të hënën.

Kuzuxhuollu, që është nxjerrë pas 133 orësh ngujim nga rrënojat në Besni.

Rrëfim emocionues: I kapur pas jetës me 12 ullinj nën rrënoja
Tërmeti i 6 shkurtit la mbi 25 persona të vdekur, e shumë tjerë të plagosur.

Yuksel Ergit, 32 vjeçar, i cili u soll në spitalin e qytetit Bilkent në Ankara pasi u nxor nga rrënojat në Hatay dhe u trajtua, tregoi atë që përjetoi gjatë tërmetit.
Ergit ka deklaruar se ka punuar në një kompani private në Ankara dhe ka shkuar në Hatay për një mision afatshkurtër dhe se është strehuar nën një tavolinë në dhomën e hotelit ku ka qëndruar gjatë tërmetit.
Ai tha se nuk e humbi kurrë shpresën dhe gjithmonë thoshte “do të vijë dikush të na shpëtojë”.
“Kisha një pamje shumë të vogël të rrënojave ku ndodhesha, nuk e dija nëse ishte ditë apo natë. Ishte sikur të isha atje për 10 ditë. Kishte pasgoditje të vazhdueshme kur unë ishte nën rrënoja, po thyeja tullat që më binin me bërryl për të marrë ajër. Kam hasur në një qese me vetëm 12 ullinj, e kam fshehur nën krahë, nuk jam i sigurt nëse e doja, por e hëngra. 32 orë më vonë u nxorra i gjallë nga rrënojat”, tha 32 vjeçari./21Media
 
Back to top button