Përfundon protesta e serbëve në Graçanicë

Ka përfunduar protesta e serbëve në Graçanicë, ku u mblodhën para stacionit policor në shenjë revolte për arrestimin e sotëm të serbit D.M.

D.M., është arrestuar si i dyshuar për krime lufte, ku sipas policisë, ai dyshohet se krimet i ka kryer gjatë periudhës 1998-1999.

RTV21 ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.

“Ndaj të njëjtit janë siguruar prova për ekzistimin e dyshimit të arsyeshëm se në bashkëkryerje edhe me pjesëtarë të tjerë, gjatë periudhës së luftës në Kosovë në cilësi të personave zyrtar (gardian të burgut) në Prishtinë dhe në paralelen e ndarë nga Prishtina konkretisht në burgun e Lipjanit, në mënyrë sistematike, dyshohet se kanë ushtruar torturë, dhunë fizike, psikike, keqtrajtime dhe maltretime çnjerëzore dhe të skajshme për jetën ndaj të burgosurve shqiptarë”, ka njoftuar Policia./21Media

Back to top button