Përfundon seanca e 11 të akuzuarve për keqpërdorime të subvencioneve
26 Shkurt 2021
Ka përfunduar seanca dëgjimore ndaj 11 të arrestuarve në rastin “Subvencioni 2021”. Gjyqtari pritet t’ua dërgojë palëve vendimin, ku do caktohet ose jo masa e paraburgimit.
Behar Ejupi , avoktati i njërit prej të arrestuarve . Ai po ashtu para mediave tha se ka kundërshtuar një masë të tillë.
“Tani sapo ka përfunduar seanca e dëgjimore lidhur me kërkesën që ka ushtruar Prokuroria Themelore në Prishtinë për caktimin e paraburgimit edhe për klientin tim, Prokuroria pretendon se klienti im ka kryer dy vepra penale, dhënie e ryshfetit dhe keqpërdorim i pozitës zyrtare. Konsideron se ka prova të mjaftueshme, mbrojtja ka kundërshtuar këtë. Ndërsa kolegët tjerë po ashtu kanë kundërshtuar masën e paraburgimit. Tash Gjykata do të vendos”, tha ai.
Rreth 433 mijë e 160 euro, 600 dollar, 200 franga, 275 lira turke, 15 telefona, 8 vetura, një kompjuter, pesë armë, një USB dhe një vulë janë konfiskuar gjatë bastisjeve që kanë ndodhur nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë.
Dhjetë nga të arrestuarit gjatë ditës së mërkurë janë edhe zyrtarë institucional të cilët u arrestuan në disa lokacione të ndryshme./21Media