Përfundon seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut, Zeqiri: Kemi punë deri në funksionalizimin e objektit

Ka përfunduar seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut.

Në këtë seancë e cila u mbajtë e mbyllur mori pjesë edhe kryetari i Komunës, Izmi Zeqiri. Në rend dite ishte themelimi i Komisionit për pranimin e objektit.

“Kemi punë përpara në funksionalizimin e objektit. Pikë e rendit të ditës ka qenë themelimi i komisionit për pranimin e objektit, kjo në fakt ka qenë arsyeja kryesore pse e kemi thirre seancën me urgjencë. Kemi shumë pune, do të fillojmë punën për të funksionalizuar objektin. Ne kemi funksionuar prej disa aneks zyrave, do te funksionojmë ende. Objekti ka probleme elementare. Ka me rrymën me ujin, problem me internetin. S’do të thotë që nuk funksionojmë edhe prej aneks zyrës por në afatin sa ma të shkurt do jem këtu”, ka thënë Zeqiri pas seancës në Kuvendin Komunal.

Ndërsa kryesuesi i Kuvendit Komunal. Vedat Mehmeti tha se nuk ka pasur korum për mbajtjen e seancës.

“Është thirre seancë urgjente. Për shkak të lajmërimit të shkurtë kohor nuk kanë marrë pjesë të gjithë. Prej 19 asamblistëve kanë qenë 11, por kemi pasur kuorum për mbajtjen e seancës”, ka thënë Mehmeti.

Kryetari Izmir Zeqiri tash e një vit detyrën e tij e ka ushtruar nga zyra alternative në fshatin Çabër, ndërsa sot ka hyrë në objektin e komunës në Zubin-Potok për të marrë pjesë në seancë.

Kujtojmë se kryetarët e këtyre komunave veriore patën hyrë në objektet e komunave me 26 maj të vitit 2023 nën mbrojtjen e Policisë së Kosovës.

Mirëpo më 29 maj 2023 iu pamundësua hyrja nga protestuesit serbë.

Kujtojmë se para komunës së Zveçanit, protesta kishte eskaluar në dhunë, duke lënë të plagosur dhjetëra ushtarë të KFOR-it. Nga atëherë, kryetarët e këtyre dy qyteteve kishin ushtruar detyrën nga zyrat alternative në fshatra.

Shkuarjen e tyre në zyrat e komunës e ka kërkuar edhe kryeministri Albin Kurti, pas bojkotit të votimit të së dielës nga serbët, për shkarkim të kryetarëve shqiptarë.

Back to top button