Përfundon seanca, gjykimi ndaj Shalës vazhdon nesër

(Lajm i përditësuar)

Në Gjykatën Speciale në Hagë ka përfunduar seanca në të cilën është dëgjuar dëshmia e dëshmitarit të shtatë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), në rastin kundër ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Pjetër Shala.

Dëshmitari i mbrojtur është përgjigjur në pyetjet e ZPS-së e cila ka paraparë 12 orë t’i për intervistimin e tij.

Seanca ja vijuar kryesisht e mbyllur për publikun dhe me pjesë të redaktuar.

Ndërsa Shala ka kërkuar nga trupi gjykues që seancat të mbahen publike meqë po përdoren masa mbrojtëse për dëshmitarët.

Në anën tjetër, trupi gjykues ka theksuar se pas përfundimit të dëshmisë së këtij dëshmitari, transkripti i dëshmisë së tij do të rishikohet në kohën e duhur dhe do të bëhet publik.

Shala po qëndron në Hagë prej marsit të vitit 2021.

Sipas Speciales “Krimet për të cilat akuzohet Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës(Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, n bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.


​Pjetër Shala kërkon që dëshmitarët të dëgjohen në seanca publike

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Pjetër Shala, e ka kundërshtuar mbajtjen e seancave private derisa po dëgjohet dëshmitari i shtatë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS).

Shala i cili nuk ndodhet në gjykatoren e Speciales, por po e përcjellë seancën përmes video-lidhjes, ka thënë se seancat duhet të jenë publike derisa identiteti i dëshmitarit nuk bëhet i ditur dhe nuk përmenden emra.

“Dëgjoj por nuk jam dakord me prokurorin e nderuar gjyqtare derisa nuk përmenden emrat dhe identiteti i dëshmitarëve ta bëjmë gjithë publike”, ka thënë Shala.

Ndërsa kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt-Foglia ka kërkuar nga Shala që të përgjigjet vetëm në pyetje.

“Përgjigju në pyetjet që unë i bëjë e jo në të tjera, por mua më mjafton të di që e dëgjoni zotëri Prokurorin”, ka thënë kryegjykatësja.

Një pjesë e dëshmisë së dëshmitarit të shtatë është redaktuar për publikun, ndërsa një pjesë e seancës ka vijuar e mbyllur për publikun.

E në seancë të hapur, dëshmitari i mbrojtur i ZSP-së, ka folur për periudhën që ai pretendon se është mbajtur në Kukës.

Shala ndodhet në qendrën e paraburgimit në Hagë prej marsit të vitit 2021.

Sipas Speciales “Krimet për të cilat akuzohet Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës(Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, n bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Back to top button