Pozita e vështirë e shqiptarëve në Luginë, Kamberi bisedon me ambasadorin Hill

Përfaqësuesi i shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka takuar ambasadorin amerikan në Beograd, Christopher Hill dhe shefin e OSBE-së atje, Jan Braathu. Ai ka bërë të ditur kanë biseduar për pozitën e vështirë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Kamberi ka njoftuar se bashkë me Ragmi Mustafin, kanë pasur një drekë pune me dy diplomatët që ai i ka quajtur miq të mëdhenj të Luginës.

“Drekë pune me dy miqtë e mëdhenj të Luginës së Preshevës, Ambasadorin e SHBA-ve, SH.T. z. Christopher R. Hill dhe shefin e Misionit të OSBE në Serbi, SH.T. z. Jan Braathu. Pozita e vështirë e shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe neglizhenca e gjatë që kërkon masa urgjente të domosdoshme, ishin temat tona të përbashkëta gjatë këtij takimi”, ka shkruar Kamberi në “Facebook”.

Ai gjithashtu ka falënderuar ambasadorët për angazhimin dhe përkushtimin e tyre në drejtim të avancimit të të drejtave të pakicave në Serbi.

Back to top button