Përfundon sezoni i rregullt në NBA, mësohen përballjet në Play-Off

Los Angeles Lakers kanë shënuar fitore ndaj Utah Jazz me rezultat 128:117 për të siguruar pozitën e shtatë në Konferencën e Perëndimit.

Në fakt 12 skuadra kanë siguruar pjesëmarrjen në ‘Play-Off’, derisa katër të tjera do ta kërkojnë një gjë të tillë nëpërmjet Play-In.

Tanimë nuk ka më dilema dhe kemi mësuar renditjen përfundimtare në dy konferencat, si dhe duelet që do të zhvillohen në ‘Play-In’.

Denver Nuggets janë të parët në Konferencën e Perëndimit të ndjekur nga Memphis Grizzlies, Sacramento Kings, Phoenix Suns, LA Clippers e Golden State Warriors. Derisa në ‘Play-In’ janë LA Lakers dhe Minnesota Timberwolves që do të luajnë mes vete si dhe New Orleans Pelicans dhe Oklahoma City Thunder.

Back to top button