Përfundon sezoni për Ukën, lëndohet Pllana

Skuadra e Prishtinës përmes një njoftimi në faqen zyrtare ka bërë të ditur se ka përfunduar sezoni për sulmuesin Kreshnik Uka, ndërsa mbrojtësi Bujar Pllana ka pësuar një lëndim në krah.

Uka kohë më parë pësoi një lëndim në ligamente, dhe tani do t’i nënshtrohet një operimi, dhe nuk do të jetë në gjendje ta ndihmojë Prishtinën në ndeshjet e mbetura të këtij sezoni.

Ndërkaq, mbrojtësi Bujar Pllana në barazimin e sotëm 1:1 kundër Ballkanit e nxjerri krahun e tij nga vendi, ndërsa koha e rikuperimit të tij do të mësohet pas ekzaminimeve më të hollësishme mjekësore.

Back to top button