Përfundon takimi Kurti-Lajçak

 

 

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka përfunduar takimin me përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Takimi që zgjati më pak se një orë, u mbajt në selinë e Vetëvendosjes, ndërsa nuk është bërë e ditur se cila ka qenë tema e takimit.

Lajçak pritet që gjatë qëndrimit treditor në Kosovë të takojë edhe udhëheqësit e tjerë politikë. Ndërsa ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, do ta takojë nesër në orën 08:00.

Pas Kosovës, Lajçak do të qëndrojë për vizitë në Serbi më 3 dhe 4 mars, dhe në Mal të Zi më 4 dhe 5 mars./21Media

 

Back to top button