Përfundon viti 2023 për Lautaro Martinez

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez ka pësuar një lëndim në muskulin e tij të majtë, dhe sipas “Sky Sport Italia”, ai do të mungojë dy ndeshjet e radhës në Serie A kundër Lecces dhe Genoas, duke u rikthyer në aksion në vitin 2024.

Kapiteni i “Nerazzurëve” u largua nga loja në humbjen 2:1 të Interit në Kupën e Italisë kundër Bolognas.

Ai iu nënshtrua testeve mjekësore mëngjesin e sotëm.

“Lautaro Martinez iu nënshtrua testeve mjekësore këtë mëngjes në Instituto Clinico Humanitas në Rozzano. Sulmuesi i Nerazzurëve ka pësuar një lëndim në muskulin e tij të majtë. Gjendja e tij do të monitorohet gjatë ditëve në vazhdim”, shkruhej në komunikatën e Interit.

“Sky Sport Italia” pretendon se Lautaro do të humbasë ndeshjet kundër Lecce dhe Genoa në Serie A, kështu që ai do të kthehet në aksion në janar të vitit 2024.

Back to top button