Edhe Liverpooli del kundër Super Ligës Evropiane

Super Liga Evropiane është rikthyer sërish si temë diskutimi.

Gjykata Evropiane e dha dje dritën e gjelbër për krijimin e Super Ligës Evropiane, lajm ky të cilin nuk po e përkrahin skuadra të shumta.

Deri tani, skuadrat si Manchester United, Manchester City, Tottenham, Chelsea, Celtic, Porto, Sevilla, Valencia, Atletico Madrid, Real Sociedadi, Villarreali, Bayern Munichu, Borussia Dortmundi, Paris Saint-Germain, Monaco, Inter, AS Roma, Atalanta, Pescara, Feyenoord e Arsenal kanë refuzuar idenë e krijimit të kësaj gare, ndërsa kësaj liste i është bashkuar edhe Liverpooli.

Liverpooli e ka konfirmuar se nuk e ka në plan që t’i bashkohet Super Ligës Evropiane.

“Vendimi i Gjykatës Evropiane nuk e ndryshon qëndrimin e mëparshëm të Liverpoolit në propozimin e Super Ligës Evropiane. Përfshirja jonë është ndërprerë. Do të vazhdojmë të punojmë me klubet e tjera përgjatë ECA dhe të marrim pjesë në garat e UEFA-s”, shkruhej në komunikatën e Liverpoolit.

 

Back to top button