Përgatitja e të rinjve për punë, pjesë e strategjisë së MKRS-së

Sipas Gashit, kjo strategji pesë vjeçare ka tri objektiva kryesore

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit sot ka organizuar dëgjimin publik lidhur me draftin e Strategjisë së rinisë 2019-2024.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka thënë se kjo strategji është nxjerrë në bazë të nevojave dhe kërkesave të të rinjve.

Sipas tij, kjo strategji pesë vjeçare ka tri objektiva kryesore: Funksionalizimi i fondit rinor që është ndarë një shumë prej 1 milion euro, një mjedis me të shëndetshëm për të rinjtë dhe krijimin e programeve që i përgatit më shumë për tregun e punës.

Gashi tha se si pasojë e mungesës së programeve jo të mira nuk ka pasur rezultate të prekshme për të rinjtë.

Drejtori i Departamentit të Rinisë, Feim Hoxha tha se pas përmbylljes së dokumenteve për këtë strategji do fillojnë të punojnë për fuqizimin e të rinjve.

Back to top button