Takimi me Trump, Kim Jong Un mbërrin në Vietnam

Gjatë takimit do bëhen përpjekje për arritjen e një marrëveshje

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un mbërriti në Vietnam sot për një samit me Presidentin e SHBA Donald Trump, ku do bëhen përpjekje për arritjen e një marrëveshje për mënyrën e zbatimit të premtimit të Koresë së Veriut për heqjen dorë nga armët bërthamore.

Trump  do të mbërrijë në kryeqytetin vietnamez, Hanoi të martën në mbrëmje.

Ata do të takohen për një bisedë të shkurtër të mërkurën mbrëma, pasuar nga një darkë, në të cilën do të shoqërohen nga dy mysafirë dhe përkthyes”, njoftoi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders për gazetarët në “Air Force One”.

Back to top button