“Përgëzimet e Gjeneralit Clark janë motivim për të vazhduar edhe më fuqishëm drejt synimeve tona”

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj sot bëri të ditur se ka zhvilluar bisedë telefonike me Gjeneralin Wesley Clark, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit gjeopolitike.
“Përgëzimet e Gjeneral Wesley Clark për sukseset tona janë inkurajim i madh dhe motivim i veçantë për të vazhduar edhe më fuqishëm drejtë synimeve tona.”, shkroi Mehaj në Facebook.
Ministri u shpreh se Gjeneral Clark e përgëzoi për spektrin e gjerë dhe të suksesshëm të angazhimeve, duke shprehur edhe me këtë rast, përkrahjen e plotë dhe të pakursyer nga eksperienca profesionale dhe autoriteti i tij për Ministrinë e Mbrojtjes.
“Falënderim dhe mirënjohje e përjetshme për Heroin tonë, Gjeneral Clark dhe të gjithë autoritetet vendim-marrëse amerikane për gjithçka që keni bërë dhe jeni duke bërë për Kosovën dhe botën demokratike. Kosova dhe populli i saj nuk harron mbështetjen tuaj, prandaj është dhe do të jetë si një trup i vetëm gjithmonë përkrahë jush, si vendi dhe populli më proamerikan në Botë.”, shkroi tutje Mehaj./21Media

Back to top button