Peristeri: Jam e bindur që rrugëtimi i Ronelës në Eurovision do të jetë magjik

Artistja, Ronela Hajati ka fituar çmimin e parë në Festivalin e Këngës në RTSH, konkretisht në këtë edicion të 60-të të sivjetëm.
Kështu, Shqipëria përfaqësohet nga Hajati me “Sekret”.
Anxhela Peristeri, e cila përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision vitin e kaluar është shprehur shumë entuziaste për rrugëtimin e Ronelës dhe ka thënë se ishte çmim i merituar nga Hajati.
“U ndjeva shume e lumtur dje qe i dorezova kupen e Cmimit te Pare kesaj artisteje me shpirt te bukur! Jam e bindur qe rrugetimi i saj ne Eurovision do te jete magjik! Ishte nje cmim me se i merituar”, ka shkruar Anxhela.
Tutje, pas zërave se vendimi për të shpallur fituese Ronelën ishte i papranueshëm për disa, Anxhela ka diçka për të thënë.
“Kam nje pyetje per te gjithe ata kengetaret qe sot kane dale me shpate ne dore dhe shajne festivalin dhe jurine:-Kur fitoni ju nuk ka korrupsion neper festivale?( se me sa pashe jane te gjithe kengetare cmimesh por kta i kane marre me merite sigurisht”, u shpreh tutje Peristeri./21Media

Back to top button