Përjashtimi i Skenderajt nga Këshilli për shënimin e Epopesë? Përplasen Deliu-Kodra e Çeku

(Lajm i përditësuar)
Përjashtimi i Skenderajt nga Këshilli për shënimin e Epopesë? Përplasen Deliu-Kodra e Çeku
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra deklaroi se qeveria ka përjashtuar Komunën e Skenderajt nga Këshilli Organizativ për shënimin e Epopesë së UÇK-së. Sipas saj, një gjë e tillë është e pafalshme dhe hakmarrje ndaj një rajoni.
Ndërkaq, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku u shpreh se Komunës së Skenderajt i kanë dërguar kërkesa të shumta për përfshirje, megjithatë nuk kanë pranuar.
Deputetja Blerta Deliu-Kodra shprehi shqetësimin për siç tha ajo, përjashtimin nga Këshilli Organizativ për Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Çeku: Komuna e Skënderajt s’iu përgjigj kërkesave tona, është për keqardhje
Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, në cilësinë e kryesuesit të komisionit shtetëror për shënimin e përvjetorëve, tha se doli në foltoren e Kuvendit për t’i dhënë disa sqarime lidhur me aktivitetet për shënimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Çeku tha se komuna e Skënderajt ka refuzuar të bashkëpunojë me Ministrinë e Kulturës për organizimin e aktiviteteve dhe shtoi se i janë drejtuar disa herë zyrtarëve komunalë për këtë çështje.
Çeku tha se aktivitetet që lidhen me Epopenë po organizohen dhe do të organizohen deri në fund, përfshirë edhe natën e zjarreve dhe koncertin që mbahet sonte në sheshin e qytetit të Skenderajt.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?