Komuna e Drenasit dhe Agjencioni për Zhvillim Rajonal Qendër, kanë nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi në kuadër të projektit “Përkrahja dhe fuqizimi i grave” për të përkrahur gratë në agrikulturë.

Kjo marrëveshje është bashkëfinancim mes Komunës së Drenasit dhe AZHR-së në vlerë prej 16 mijë e 500 euro.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se këto projekte ndikojnë drejtpërdrejtë në fuqizimin ekonomik të grave.

Ai ka shtuar se këto projekte janë të mirëpritura për komunën dhe se në vazhdimësi do t’i mbështesin.

Ndërsa, drejtoresha e Agjencionit për Zhvillim Rajonal Qendër, Mrika Macula vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm duke theksuar se do të vazhdojnë të përkrahin me projekte të tilla edhe në të ardhmen./21Media