Stoltenberg: Kina dhe Rusia më agresive, duhet të investojmë në mbrojtjen tonë

 

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, nuk i inkurajon kufizimet e fondeve për forcat e armatosura. Sipas tij, pavarësisht vështirësive që ka sjellë pandemia, sfidat me të cilat haset aleanca janë të tilla që e kërkojnë medoemos një mbrojtje të fortë.

“I pranoj plotësisht pasojat që pandemia ka pasur mbi aleatët e NATO-s, dhe i përgëzoj për mënyrën sesi janë mobilizuar kundër virusit. Por në të njëjtën kohë, kërcënimet e sfidat me të cilat përballeshim përpara saj, janë gjithmonë aty. Me rritjen e Kinës, një Rusi më agresive, paqendrueshmërinë që shohim në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore, apo Shtetin islamik, ne duhet të vazhdojmë të investojmë në mbrojtjen tonë. Ajo që mësuam nga pandemia është se jetojmë në një botë më të paparashikueshme dhe se kërkohet që të jemi të përgatitur për kriza të reja, përfshirë dhe krizën e sigurisë”, thotë kreu i NATO-s, Stoltenberg.

Në 14 qershor, Stoltenberg do të drejtojë samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive të NATO-s. Mbërritja e presidentit demokrat amerikan Joe Biden në Bruksel do të bëjë edhe më zyrtar kthimin e SHBA-së në një pozicion më konstruktiv brenda aleancës./21Media

Back to top button