Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti sot në orën 10:00 do të bëjnë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Velani.

Ndërsa, më pas presidentja Osmani dhe kryetari Konjufca do të bëjnë homazhe në kompleksin memorial në fshatin Makoc.

Ndryshe, ditët e 17,18,19, 20 dhe 21 prillit të vitit 1999, për shumë familje dhe qytetarë të trevave të Llapit e Gollakut që kishin marrë rrugën e shpëtimit përmes fshatrave Koliq, Grashticë, Makoc e Llukar, për shumëkënd janë shndërruar në ditë tmerri e krimi të paparë.

Ushtria policia dhe paramilitarët serb në pritën që iu kanë bërë kanë vranë dhe masakruar më se 124 qytetarë, në mesin e tyre fëmijë, vajza, djem, gra e pleq.