Përleshja në Kuvend, Murati ironizon me deputetët e PDK-së: Erdhen drejt nesh që të vetëmbroheshin

Ministri i Financave Hekuran Murati është deklaruar rreth përleshjes së e djeshme që ndodhi në Kuvendin e Kosovës.
Në një fotografi të publikuar në Facebook, Murati ka thënë se pikërisht ajo foto dëshmon nëse ishte aksion spontan apo i paramenduar.
“Se a ishte rasti i djeshëm vetëm aksion simbolik e spontan i një deputeti, apo veprim i paramenduar e i planifikuar nga PDK, e dëshmon fotoja më poshtë”, ka shkruar Murati.
Ai ka shtuar qytetarët e kanë parë në video, se kush kë e sulmoi.
“Shpresoj që edhe hetuesia e prokuroria të kenë parë videot e njëjta që panë qytetarët”, ka shkruar ai.
“A, nëse i keni dëgjuar mbrëmë analistët nëpër studio dhe deputetët që më sulmuan, edhe mund të krijohet përshtypja se deputetin Lushtaku e sulmuam nga ulësja e qeverisë e ai u vetëmbrojt te ulëset e qeverisë. E me të parë Mërgimin teksa vetëmbrohej, Hajdar Beqa e Bekim Haxhiu u nisën nga fundi i sallës me vrap drejt nesh, që të vetëmbroheshin edhe ata”., ka përfunduar ai./21Media