Përleshje e madhe mes “Plisave” dhe “Torcidës”

Grupi i tifozëve të Prishtinës “Plisat” dhe ai i tifozëve të Trepçës “Torcida” janë përleshur fizikisht me të përfunduar pjesa e parë e finales së Superkupës së Kosovës ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Trepçës në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.
Incidentet filluan që në çerekun e parë duke hedhur mjete piroteknike në parket, ndërsa tensionet vetëm sa vinin duke u rritur ndërmjet dy tifo-grupeve.
Me të përfunduar çereku i dytë, ka nisur edhe përplasja fizike ndërmjet tifozëve të cilët edhe kanë goditur në drejtim të njëra-tjetrës me mjete të forta dhe ulëse të palestrës. Policia ka ndërhyrë për t’i shpërndarë ata, gjë e cila po vazhdon edhe më tutje.
Prishtina ka shkuar në pushim me epërsi prej pesë pikëve 28-23, por momentalisht nuk dihet nëse do të rifillojë ndeshja.

Back to top button