Përleshje e përgjakshme ndërmjet fqinjëve në Fushë Tophanë

Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë informuar se mbrëmë ka ndodhur një përleshje e përgjakshme mes fqinjëve në Fushë Tophanë të Shkupit, ku janë plagosur dy persona, përcjell TV21.
Sipas ministrisë, nga zënka janë plagosur S.D. dhe N.I., të cilët për ndihmë mjekësore janë transferuar në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “Shën Naumi i Ohrit” dhe në Klinikën “Nënë Tereza”.
“Me datë 18.01.2022 në ora 22.15 është raportuar se në lagjen Fushë Tophanë, derisa M.S. (47) nga Shkupi ishte në shtëpinë e tij me familjen e tij, ka ardhur fqinji N.I. (46) nga Shkupi dhe ka filluar një debat verbal, i cili ka eskaluar në një konfrontim fizik të ndërsjellë. Pak më vonë N.I. në oborr ka plagosur me mjet të mprehtë S.D. (46), bashkëshorten e M.S., ndërsa vajza e tyre e mitur ia kanë marrë mjetin e mprehtë dhe me të ka sulmuar N.I.”, ka bërë të ditur MPB.
Nga ministria kanë njoftuar se po punohet për ndriçimin e plot të rastit, shkruan TV21./21Media

Back to top button