Shtatë të vdekur, mbi 2 mijë raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, sot ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 7 persona që kanë qenë të prekur me Covid-19, ndërsa nga 6.353 teste të kryera janë regjistruar 2.051 raste të reja me Covid-19, përcjell TV21.
1.027 raste janë regjistruar vetëm në Shkup. Nga 2.051 raste të regjistruara, 276 raste paraqesin riinfektim.
Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se janë regjistruar edhe 747 pacientë të shëruar.
Nga MSh kanë njoftuar se 7 pacientë të tjerë që kanë ndërruar jetë në periudhën prej 08-14.01.2022. janë regjistruar në raportin e sotëm për Covid-19.
Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoni të Veriut janë regjistruar gjithsej 249.704 raste, prej të cilëve 223.053 janë shëruar, kurse 8.153 kanë ndërruar jetë. Maqedonia e Veriut aktualisht numëron 18.498 raste aktive me koronavirus, shkruan TV21./21Media

Back to top button