Përleshje fizike ndërmjet 5 personave në Graqanicë, dy të arrestuar

Në Graqanicë ka ndodhur një përleshje fizike në mes të 5 personave, të cilët dyshohet se kanë qenë nën ndikim të alkoolit.

Sipas raportit ditor të Policisë, si pasojë e përleshjes njëri nga ta ka pësuar lëndime dhe ka pranuar trajtim mjekësor, transmeton rtv21.tv.

Ndërsa, dy nga të dyshuarit të përfshirë në rast janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Nga policia rasti është cilësuar si “Lëndim i lehtë truport”./21Media

Back to top button