Përleshje fizike në një shkollë në Prishtinë, arrestohen katër persona

Një person është lënduar në një përleshje fizike që ka ndodhur sot rreth orës 10:00 në një shkollë në Prishtinë.
Policia njofton se në këtë përleshje kanë qenë të përfshirë disa persona.
“Nga ana e zyrtarëve policor, të stacionit jugu në Prishtinë, janë arrestuar katër persona të dyshuar (meshkuj të mitur), të cilët pas intervistimit nga ana e policisë me vendim të prokurorit të shtetit, janë dërguar në mbajtje. “, thuhet në njoftimin e policisë.
Po ashtu bëhet e ditur se ndaj tyre është iniciuar rast për veprën lëndim trupor./21Media

Back to top button