Kapet në flagrancë me 40 kg dorgë, arrestohet 37 vjeçari

Një person është kapur në flagrancë me 40 kg nga Policia e Kosovës sot (05.01.2023) rreth orës 17:08. Policia njofton se për të lokalizuar të dyshuarin kanë bërë punë hetimore për disa javë.
“i dyshuar i përfshirë në veprën penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’. Hetuesit policorë, në koordinim me organet e drejtësisë kanë realizuar Planin Operativ ‘Mjegulla’, gjatë realizimit të së cilit, në flagrancë është arrestuar i dyshuari: N.B., (viti i lindjes 1986, mashkull kosovar), i cili po transportonte me një veturë me targa vendore, substancë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë. “, thuhet në njoftim.
Po ashtu bëhet e ditur se gjatë kontrollimit të veturës janë gjetur rreth 40 kg substancë narkotike, e cila dyshohet të jetë e llojit marihuanë, e ndarë në 40 paketime të mbështjella me qese plastike. “Vlera e kësaj sasie sillet rreth 80 mijë euro dhe dyshohet se vendi ynë ishte transit i kalimit të kësaj sasie, kurse destinacion final ishin vendet e perëndimit. “, vijon komunikata.
Personi i dyshuar është intervistuar dhe me aktvendim nga prokurori i njëjti dërgohen në mbajtje deri në 48 orë./21Media

Back to top button