Përleshje me armë zjarri në Deçan

 

 

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi që pas një zënke që kishte pasur me viktimën kishte shtënë me armë.

Rasti, për të cilin nuk raportohet për të lënduar, ka ndodhur më 18.08.2020 rreth orës 20:15 në Deçan.

Nga i dyshuari është konfiskuar një armë, dhjetë fishekë dhe një gëzhojë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button