Përleshje me armë zjarri, vdiq një 28 vjeçar

Një 28-vjeçar sonte ka ndërruar jetë në spitalin e Gostivarit si pasojë e një përleshjeje të armatosur me armë zjarri.
Për momentin nuk dihen shkaqet e përleshjes dhe dorasi, ndërsa policia dhe prokurori kujdestar janë ende në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për ndriçimin e plotë të rastit.
“Sonte (17-shtator) rreth orës 19:40 në SPB -Tetovës është raportuar se në Spitalin e Gostivarit “Ferid Murad” është dërguar në gjendje të rëndë një 28-vjeçar me inicialet G.A. nga Gostivari, me plagë të mëdha në kokë të shkaktuara nga armë zjarri. Personit në fjalë i është dhënë ndihma e parë mjekësore, por nuk ka mundur t’u mbijetoj plagëve të marra. Ndërkohë SPB-ja e Tetovë po merr të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit”, u bë e ditur në njoftimin e policisë, shkruan TV21./21Media

Back to top button