Përleshje me thika në Pejë, kjo është gjendja e të lënduarve

Dy të lënduar janë duke u trajtuar në QKUK

Një incident ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Pejës. Në këtë konflikt janë përfshirë disa persona, të cilët kanë përdorur armë të ftohta thika, ku si pasojë disa prej tyre janë therur.

Në lidhje me rastin, Policia e Pejës nuk iu është përgjigjur thirrjeve të 21Medias.

Mirëpo, mjeku kujdestar në QKUK, Agron Çitaku për 21Media ka treguar se dy persona nga kjo përleshje kanë pranuar trajtim mjekësor në QKUK.

“Gjendja është stabile, ata janë duke u trajtuar”, ka thënë Çitaku./21Media 

Back to top button