Përleshje mes disa personave, dy persona theren me thikë

Një përleshje mes disa personave ka ndodhur mbrëmë në Pejë, në rrugën “Mbretëresha Teutë”.

Si pasojë e kësaj përleshjeje, katër persona kanë pësuar lëndime trupore, derisa dy nga ta janë therur me thikë. Kështu ka njoftuar Policia rajonale e Pejës.

“Dy nga të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal derisa njëri në QKUK. Dy persona janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë”./21Media

Back to top button