Grabitje në Ferizaj si nëpër filma

Një grabitje e armatosur ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:10 në fshatin Bablak të Ferizajt.

Viktima ka raportuar në Polici se hajnat ia morën afro 800 euro.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke u kthyer në shtëpi me veturë, fillimisht është goditur nga një veturë e më pas nga ajo veturë kanë dalë katër (4) të dyshuar, ku tre (3) prej tyre kanë qenë të armatosur me AK 47. Të dyshuarit viktimës ia kanë marrë shtatëqind e shtatëdhjetë (770) €”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Ksoovës.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet./21Media

Back to top button