Kaloni te përmbajtja kryesore

Përleshje mes shqiptarëve në Itali, 7 të mitur të plagosur

Një përleshje ka ndodhur mbrëmë në Castelletto të Genovas, në Itali, ku 7 të mitur kanë mbetur të plagosur.
Siç raportojnë mediat lokale, Policia vendase ka bërë të ditur se një grup shqiptarësh dhe egjiptianësh janë përleshur.
Në përleshje janë përfshirë të paktën 20 të rinj.
Disa banorë që kanë dëgjuar britmat, kanë lajmëruar organet kompetente.
Sipas Policisë, 10 nga të përfshirët në këtë incident janë identifikuar dhe për të tjerët do të raportohet më tutje.
Në përleshjen mes të rinjëve është përdorur edhe hekur, e janë thyer xhama, janë goditur mobiljet e dyert./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button