Përleshje mes të burgosurve në Qendrën Korrektuese në Dubravë

Një përleshje mes të burgosurve ka ndodhur të martën në Qendrën Korrektuese në Dubravë, ku një i burgosur është sulmuar fizikisht nga dy të tjerë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), Florent Gashi.
“Në Qendrën Korrektuese të Dubravës ka ndodhë një përleshje mes të burgosurve, dy të burgosur, kanë sulmuar një të burgosur tjeter. I menjëhershëm ka qenë reagimi i stafit korrektues, të cilët i kanë marr të gjitha masat e nevojshme dhe kanë vënë situaten nën kontrollë”, ka thënë Gashi.
Ai për rtv21.tv ka thënë se për rastin janë njoftuar Policia, i burgosuri i lënduar ka marr ndihmën mjekësore, ndërsa dy të burgosurit tjerë janë veçuar dhe ndaj tyre do të merren masa konform shkeljeve ligjore.
“Të burgosurit nuk kanë pësuar lëndime të rënda dhe se për momentin nuk dihet motivi i përleshjes”, ka thënë Gashi./21Media 

Back to top button