Merr flakë karikuesi i telefonit në aeroplan, ka të lënduar

Dy pasagjerë në bordin e një fluturimi për në Singapor u lënduan pasi një karikues i telefonit mori flakë teksa avioni po përgatitej për ngritje.
Menjëherë kabina e avionit është mbushur me tym, ndërsa stjuardesat, siç shihet në videon përkatëse, përpiqen të mbajnë pasagjerët në panik. Tymi përfshiu gjithë kabinën dhe çoi në evakuimin e avionit me 189 pasagjerë dhe ekuipazh.
Avioni do të nisej nga Aeroporti Ndërkombëtar Taoyuan në Tajvan rreth orës 19:35 me kohën lokale./21Media

Back to top button