Përleshje në Prishtinë, plagoset një person

 

Si pasojë e përleshjes në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë, një person është plagosur.

Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.

Ajo ka thënë se i plagosuri nga një mjet i mprehtë është dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 16 :00, kemi marrë informatën se në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje fizike në mes të disa personave. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Ahmeti./21Media

 

Back to top button