Përlotet polici në protestë

Emocionuese

Është mbajtur protesta në Drenas, si shenjë revolte ndaj rastit të përdhunimit të një të miture, ku dyshohet të jenë përfshirë një mësimdhënës dhe një zyrtar i policisë.

Gjatë kësaj proteste, një polic është parë teksa i rridhnin lotët, më pas protestuesit në shenjë përkrahjeje kanë filluar ta përqafonin, me këtë rast ata brohorisnin se ‘Policia është e jona’.

Ndërsa më parë protestuesit kërkuan që si shenjë revolte ndaj policit të dyshuar, policët të hedhin një hap mbrapa, gjoja si formë kundërshtimi ndaj këtij akti. Por protestuesit dhe organizatorët e arsyetuan këtë  mosreagim të policisë, ani pse bashkëndjejnë me ta.

Protestuesit po ashtu e kishin krijuar një mirënjohje, me emrin e policit të dyshuar të cilit i kanë dhënë epitetin ‘përdhunues’.

Më herët, disa nga protestuesit kanë gjuajtur me vezë në drejtim të Policisë. Ndërsa një nga organizatorët e kësaj proteste u ka bërë thirrje që të mos gjuajnë me vezë, duke thënë se kjo protestë është organizuar në bashkëpunim me policinë.

Protestes së sotme në Drenas dhe asaj të djeshmes në Prishtinë i janë bashkangjitur qytetarë të shumtë, ndër ta pjesëtarë të shoqërisë civile, artistë e deputetë./21Media

Back to top button