Policia kërkon këtë person të dyshuar

Dyshohet për disa raste të grabitjeve me armë

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të identifikuar një person të dyshuar për disa raste të grabitjeve me armë që kanë ndodhur gjatë vitit 2018/19. Personi është i panjohur për Policinë e Kosovës, andaj kërkohet ndihma e qytetarëve dhe e mediave.

“Policia e Kosovës ka siguruar autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë për publikimin e fotove dhe videove të personit të dyshuar, me qëllim identifikimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij. Fotot dhe videot e personit të dyshuar janë siguruar nga kamerat e sigurisë në njërin nga rastet e ‘grabitjeve me armë’, përkatësisht nga lokalet për rreth dhe nga lokalet e grabitura.”, bëhet e ditur në komunikatën e policisë./21Media

 

Back to top button