Përmbaruesi i jep afat Telekomit një orë për borxhin

 

Përmbaruesi privat i kompanisë “DARDAFON.NET” ka urdhëruar bankën “Raiffeisen Bank” që brenda 60 minutave nga llogaria e Telekomit të Kosovës të tërheqë borxhin prej më shumë se 26 milionë euro.

Në urdhërin për transfer kërkohet që brenda afatit prej 60 minutave pas pranimit të urdhërit të bëjë ekzekutimin e borxhit kryesor, kamatës ligjore, shpenzimet e procedurës përmbarimore, shpenzimet kontestimore dhe zbatimin e efikasitetit të Zyrës Përmbarimore.

Ky borxh në tërësi kap vlerën prej 26,789,532,62 euro.

Dokumentin e ka publikuar në Facebook, Federata Sindikale e Pavarur e Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës./kallxo

 

 

Back to top button